Shëtiti nudo në pishinën e hotelit luksoz, arrestohet tranvestitja

Shëtiti nudo në pishinën e hotelit luksoz,…

Ylli i “Youtube”, Nikita Dragun, ka përfunduar në prangat e policisë së fundmi, pasi u kap duke ecur lakuriq në një pishinë të hotelit luksoz në Miami.

26-vjeçarja tranvestite dyshohet se ka shëtitur në zonën e pishinës me kostumin e saj të banjës dhe ishte duke u sjellë çuditshëm.

Kur i kërkuan që të vishte rrobat e saj, ajo me dashje hodhi ujë mbi ta. Në momentin që policia mbërriti atje, 26-vjeçarja ishte tërhequr në dhomën e saj të hotelit dhe po dëgjonte muzikë.

Dragun dyshohet se hapi derën dhe u tha oficerëve: “Doni më shumë?” pastaj u hodhi një shishe me ujë. Ylli i mediave sociale u dërgua në Qendrën Korrektuese Turner Guilford Knight të Miami-Dade County. Kjoo nuk është hera e parë që Draguni përfshihet në të tilla polemika.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit