Shëtitorja e Pogradecit e zhytur në errësirë

Shëtitorja e Pogradecit e zhytur në errësirë

”Shëtitorja që do të ndërtohet pranë liqenit do ta transformojë tërësisht qytetin”- kështu u shpreh kryeministri kur zhvilloi takimin elektoral në Pogradec.

Madje ai tha se projekti në fjalë përvec shëtitores së Pogradecit do të transformonte edhe zonën e Drilonit, por në fakt nuk rezulton kështu. Ndonëse këto premtime janë bërë më herët, sot gjendja e shëtitores së Pogradecit është kjo që shikoni në pamje.

Ne fakt nuk duket qartë sepse zona nuk ka ndriçim. Ndoshta kështu ka qenë projekti për ta bërë më misterioz këtë vend për turistët, ose 15 milion eurot e projektit nuk kanë qenë të mjaftueshmë për të blerë disa llamba.

Çfarë do të shohin turistët natën?

Propaganda shpeshherë është vërtetuar se ecën të kahe të kundërta me ralitietin në Shqipëri, një ndër to edhe ky rast.

Turizmi nuk ka nevojë për fjalë të bukura, shëtitorja e Ballkanit siç e keni quajtur është totalisht në errësirë, kështu që ose vendosni qirinj ta bëni si vend romantik meqë nuk keni fonde për të vendosur disa llamba.

Qytetari Arben Male shkruan:

“Kjo është shëtitorja që Kryeministri Rama e përdori si ftesë që turistët të vizitojnë Pogradecin.

Por shpesh realiteti e zhbën propaganden, turisti pushon ditën por edhe në mbrëmje, turisti do të shpenzojë në një vënd që të paktën ka dritë për të parë rrugën!

Ndiqeni këtë video të realizuar mbrëmjen e kaluar, për të kuptuar se cila është gjëndja e një rruge që prej 15 vitesh ështe përdorur nga politika si shëtitore e Ballkanit apo Plazhi ranor i Tushemishtit, nje shëtitore fantazmë në mes të sezonit turistik

E kam trajtuar që në fillim të angazhimit tim si Keshilltar Bashkiak, cështjen e ndricimit publik dhe do vijoj ta ngre në të gjitha rrugët institucionale, publike dhe ligjore që do të kem mundësi.

Pa ndricim ska turizëm!”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit