Ndërsa jemi në javët e para të sezonit turistik veror dhe plazhet në Shqipëri kanë nisur të popullohen me turistë, një situatë e pazakontë vjen nga një prej zonave më të frekuentuara të bregdetit, Ksamili.
Në pamjet e dërguara nga një qytetar në redaksinë tonë, shihen disa shezlongë, mbi të cilët janë vendosur tela me gjemba, të ngjashëm me ata që përdoren zakonisht në burgje apo objekte të sigurisë së lartë. Nuk është e qartë nëse kjo masë është ndërmarrë për të penguar përdorimin e shezlongëve nga pushues të paautorizuar, apo për ndonjë arsye tjetër.
Qytetari që ka dokumentuar ngjarjen shtron me të drejtë shqetësimin se çfarë mund të ndodhë nëse ndonjë pushues, veçanërisht fëmijë, rrëzohet pranë tyre dhe lëndohet?!
Ky rast ngre pikëpyetje serioze mbi standardet e sigurisë dhe masat absurde që disa biznese vendosin në dëm të sigurisë publike dhe përvojës turistike.
“Teli me gjemba perdoret vetem neper ushtrri ose burxhe kjo ndoll vetem ne ksamil dhe ju prisni turista, shum faliminderit!”, shkruan qytetari.

Shezlongëve në Ksamil u mbërthehen tela me gjemba, rrezik për pushuesit

Ndërsa jemi në javët e para të sezonit turistik veror dhe plazhet në Shqipëri kanë nisur të popullohen me turistë, një situatë e pazakontë vjen nga një prej zonave më të frekuentuara të bregdetit, Ksamili.… pic.twitter.com/2QgWsAjumd
— JOQ Albania (@JoqAlbania) May 7, 2025