“Shfajsohet” qeveria?| Publikimi i rrogave, Fuga: Të dhënat nuk kanë dal nga serverat e shtetit

“Shfajsohet” qeveria?| Publikimi i rrogave, Fuga: Të…

Jo vetëm rrogat e muajit janar 2021, por edhe ato të prillit 2021 janë tashmë publike për të gjithë shqiptarët. Paga mujore e 637 mijë shqiptarëve po kalohet sa në një WhatsApp në tjetrin, duke cënuar kështu privatësin e gjithësecilit. Në pikëpamje të parë, burimet që kanë të dhënat, janë Drejtoria e Tatimeve, Ministria e Ekonomisë si dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit(AKSHI). Nga këto institucione, zëdhënësi i qeverisë, Endri Fuga, mohon kategorikisht se nga serverat e shtetit nuk ka dal asnjë dokument që po qarkullon në rrjet.

“ Analizat paraprake tregojnë qartësisht se nuk ka ndodhur asnjë eksport dixhital i databazës së pagave për periudhën janar – prill 2021 në fushat e dokumentit të hedhur në qarkullim. Dokumenti ka një numër të ndryshëm nga personat e deklaruar dhe është bashkim i disa copave të ndryshme. Po ashtu databaza digjitale zyrtare e të dhënave të disponueshme nuk e përmban fushën “Emri i Plotë” siç lexohet në këtë dokument ilegal. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur prej rreth një muaji termat e referencës për procedurën e hapur ndërkombëtare të auditimit për efekt të çertifikimit me standartet ISO të sistemit informatik të tatimeve, e cila shpallet zyrtarisht javët e ardhshme”- tha Fuga.

Po atëherë nga dolën të dhënat? Për këtë përgjigjie, Ministria e Financave po bën gati kallëzimin për zbardhjen e ndërhyrjes kriminale në të dhënat personale te qytetarëve. Kujtojmë se gjatë fushatës elektorale një material i ngjashëm me afro 900 mijë shqiptarë, kishte të dhëna se cilën parti simpatizonte secili nga shqiptarët e përfshirë në renditje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit