Shfaqen dy murale tjera të udhëheqësve ushtarakë serbë në Beograd

Shfaqen dy murale tjera të udhëheqësve ushtarakë…

Në qendër të Beogradit, përveç muralit të Ratko Mlladiq u shfaqën edhe dy murale të tjera: ai i komandantit çetnik të Luftës së Dytë Botërore, Drazha Mihajlloviq, dhe i dukës serb të Luftës së Parë Botërore, Zhivojin Mishiq.

Figura e Mihajlloviqit është vizatuar në murin anësor të së njëjtës ndërtesë banimi, ku, tash e katër muaj, ndodhet murali i Mlladiqit.

Pranë portretit të Mihajlloviqit janë shkruar edhe vargjet e këngës çetnike “Të gjithë janë roje”.

Figura e Mishiqit, ndërkaq, është vizatuar në një ndërtesë tjetër përballë.

Bashkë me të është pikturuar edhe flamuri i Serbisë.

Qëkur autorë të panjohur kanë pikturuar muralin e Mlladiqit, katër muaj më parë, qytetarët disa herë kanë hedhur ngjyrë mbi të, por murali vazhdimisht është kthyer në gjendjen origjinale, brenda pak orësh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit