Shfaqja qiellore që i la të habitur të gjithë, hidhen pretendimet se mund të jetë pjesë e projektit SpaceX

Shfaqja qiellore që i la të habitur…

Fotografët kanë arritur të kapin një pamje të pazakontë në Australi, ku në qiell duket një vijë e meteroidëve të vendosur njëri pas tjetrit.

Personat që arritën ta shihnin këtë pamje kanë mbetur të mrekulluar nga kjo shfaqje qiellore që ndriçoi Australinë lindore rreth orës 5 të mëngjesit.

Megjithatë pavarësisht se gjasat më të mëdha janë që të kenë qenë meteroidë, nuk kanë munguar ata që pretendojnë se kjo dukuri lidhet me projektin e Elon Musk.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë thënë se kjo është pjesë e projektit të miliarderit, “Space X”, qëllimi i të cilit është përmirësimi i shpejtësisë së internetit në zonat e largëta.

Që nga viti 2018 janë shpërndarë mbi një mijë satelitë nëpërmjet projektit Starlink.

Qëllimi i Musk është të shesë aksesin në internet me shpejtësi të lartë, në të gjithë globin, kudo ku ka  zona që kanë probleme me internetin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit