Shfrytëzoi seksualisht adoleshenten, kush është mjeku i arrestuar në Tiranë

Shfrytëzoi seksualisht adoleshenten, kush është mjeku i…

Një 42-vjeçar u arrestua nga policia këtë të enjte në Tiranë, pasi ishte kallëzuar se shfrytëzonte një shtetase të mitur për prostitucion.

Bëhet fjalë për shtetasin Dervish Hasi, i cili me profesion është mjek. Hasi prej dy vitesh mendohet se kishte krijuar një lidhje me vajzën e moshës 16-vjeçare, dhe herë pas here e merrte në shtëpi ku e mbante për 3-4 ditë. Kirurgu e kishte prezantuar të miturën si bashkëshorten e tij të katërt, teksa në shtëpi mbante dhe tre gra të tjera.

Dyshohet se 42-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale në vazhdim me të miturën, gjë që pritet të konfirmohet dhe nga akt-ekspertiza që do të bëhet më pas.

Derivsh Hasi nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi më herët në vitin 2021 ka qenë i hetuar nga SPAK si një person i përfshirë në një grup kriminal, që kryente furnizimin me armë zjarri dhe tritol të kriminelëve në Tiranë por dhe jashtë vendit.

Më herët në janar 2019, mjekut kardiolog i shpërtheu një sasi tritoli në automjetin e tij në zonën e njohur si Oxhaku në Tiranë. Asokohe ai do të deklaronte se nuk kishte konflikte me ndonjë njëri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit