Shfrytëzonin 10-vjeçarin për video TikTok-u me fjalë banale, arrestohet Natasha dhe djali i saj

Shfrytëzonin 10-vjeçarin për video TikTok-u me fjalë…

Policia ka arrestuar në Kuçovë një burrë dhe nënën e tij pasi shfrytëzonin fëmijën 10-vjeçarin për video TikTok-u. Babai dhe gjyshja shfrytëzonin 10-vjeçarin për të thënë fjalë denigruese dhe banale. Ka qenë Egla, mamaja e 10-vjeçarit e cila ishte e ndarë nga bashkëshorti, bëri kallëzim në Komisariatin e Kuçovës në dhjetorin e 2023. Pas hetimeve dy-mujore, shërbimet e policisë shpallën në kërkim babain e fëmijës Armando Kumaraku, 44 vjeç dhe gjyshes së 10-vjeçarit Natasha Rombula, 67 vjeçe. Pas kërkimeve ata janë arrestuar. Sherri mes vjehrrës Tasha dhe nuses Egla ka nisur para 6 vitesh kur historia e tyre u bë publike në televizion e portale.

“Shfrytëzonin një të mitur 10 vjeç, me qëllim përfitimin nga rrjeti social TikTok, duke postuar video të tij, me fjalë denigruese dhe banale, vihen në pranga 2 shtetas (babai dhe gjyshja e të miturit). Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas kallëzimit të marrë në muajin dhjetor 2023, nga shtetasja E. A., se ish-bashkëshorti i saj dhe nëna e tij, postonin në rrjetin social TikTok, video ku shfaqej djali i saj i mitur 10 vjeç, duke përdorur fjalë denigruese dhe banale, menjëherë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, e cila regjistroi procedimin penal për këtë rast. Si rezultat i hetimeve dymujore me metoda proaktive, u bë shpallja në kërkim e shtetasve A. K. dhe N. R. Pas sigurimit të inteligjencës policore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, për vendndodhjen e këtyre 2 shtetasve, u organizua në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Show”. Në kuadër të operacionit, u kapën në Sarandë, 2 shtetasit e shpallur në kërkim, të cilët më pas u shoqëruan në Komisariatin e Policisë Kuçovë, për veprime të mëtejshme procedurale. Në përfundim të veprimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë kanë ndaluar shtetasit A. K., 44 vjeç dhe N. R., 67 vjeçe, të dy banues në Sarandë”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit