![Shfrytëzonte një të re për prostitucion, arrestohet…](https://tvanews.com/wp-content/uploads/2024/01/jjj-650x365.jpg)
Një 37-vjeçare e identifikuar si Flurime Avdulaj është arrestuar nga policia. Ajo ka shfrytëzuar për prostitucion një 24-vjeçare. Avdulaj ishte tutorja e të resë, ndërkohë që e detyronte që të prostituohej për të përfituar prej saj. Gjithashtu nën hetim janë dhe 4 persona të tjerë, që janë të implikuar në këtë ngjarje e rëndë.
Njoftimi i policisë:
Fier Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, për të goditur një rast të veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Operacioni, pas një hetimi disajavor, me metoda proaktive, të ndjekur nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier dhe nga Prokuroria e Fierit. Shfrytëzonte një 24-vjeçare, për prostitucion, vihet në pranga 37-vjeçarja.
Procedohen penalisht 4 shtetas të implikuar në këtë rast. Nga një hetim disajavor, i ndjekur me metoda proaktive, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe nga Prokuroria e Fierit, u siguruan prova për një rast të veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Në bazë të këtyre provave u finalizua operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasja F. A., 37 vjeçe, banuese në Fier.
37-vjeçarja dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion, një shtetase 24 vjeçe. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 4 shtetas, të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.