Shi, dëborë dhe rrëshqitje dherash, bëni kujdes në këto akse!

Shi, dëborë dhe rrëshqitje dherash, bëni kujdes…

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton situatën me akset rrugore kombëtare pas reshjeve intensive të shiut dhe dëborës në të gjithë territorin e vendit.

Sipas ARRSH, grupet e punës kanë qenë në terren rruga është e hapur dhe qarkullimi vazhdon pa problem.

ARRSHNjoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare.

Gjatë natës ka pasur reshje bore në veri të vendit, si në Dedaj-Razëm, Bajram Curri-Valbonë, grupet e punës kanë qenë në terren rruga është e hapur dhe qarkullimi vazhdon pa problem.

Në segmentin Fushë Arrëz-Kukës dhe Kalimash-Fushë Dukagjin, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka pasur rënie gurësh në trup të rrugës, është ndërhyrë menjëherë nga kompania e mirëmbajtjes dhe po punohet akoma qarkullimi vazhdon normalisht.

Në rajonin jugor ka pasur reshje shiu me intesitet mesatar, si pasojë ka sjellëe rënie gurësh në aksin Berat-Çorovodë dhe Patos-Ballsh, është nderhyre menjeher për pastrimin e rrugëve pa krijuar probleme në qarkullim.

Në segmentin Qukës-Pishkash ka prurje të aluvioneve vazhdimisht.

Po punohet për pastrimin e plotë të rrugës me mjete e punëtorë.

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit