Shifër rekord në Shqipëri/ 82 raste të reja me koronavirus, vdes 68-vjeçari

Shifër rekord në Shqipëri/ 82 raste të…

Vendi ynë ka arritur në shifra alarmante me COVID-19. Ditën e sotme janë konfirmuar pozitiv 82 persona. Dr. Marjeta Dervishi, nga Instituti i Shëndetit Publik tha se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 364 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive, kontakte të rasteve te konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste te reja në proces hetimi në Tiranë, në Shkodër, Fier, Vlorë, Korçë dhe Durrës.

Shpërndarja gjeografike e të prekurve në 24 orët e fundit është si vijon: 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 i prekur në Korçë dhe Pukë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1064.

Ne 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç nga Puka, i cili vuante nga spok dhe ishte ne gjendje të rëndë i intubuar prej disa ditësh. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor 68-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 571 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

COVID-19 – Statistika (16 Qershor 2020)
Testime totale 21177
Raste pozitive 1672
Raste të shëruara 1064
Raste Aktive 571
Humbje jete 37 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 3, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 271
Shkodër 86
Krujë 72
Durrës 33
Kamëz 30
Vlorë 28
Lushnje 12
Pukë 11
Elbasan 8
Fier 6
Lezhë 3
Kukës 2
Tropojë 2
Mallakastër 2
Korçë 2
Berat 1
Ura Vajgurore 1
Gjirokastër 1

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit