Shifra alarmante në Kosovë, 15 viktima në 24 orë nga koronavirusi. 218 raste të reja

Shifra alarmante në Kosovë, 15 viktima në…

Vazhdon me shifra të frikshme situata e koronavirusit në Kosovë.

15 persona humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 284 numrin e vdekjeve që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë, nga 461 testime të kryera, u konfirmuan 218 raste të reja me COVID-19.

Lajm i mirë është shërimi i 156 pacientëve në 24 orët e fundit, dhe numri total i të shëruarve ka shkuar në 5436.

Numri i rasteve aktive në Kosovë është 3862.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit