Shifra alarmante të azilantëve shqiptarë në Britani, dominon grupmosha 18-29 vjeç

Shifra alarmante të azilantëve shqiptarë në Britani,…

Të paktën 5 mijë persona në vit ikin nga Shqipëria dhe kërkojnë azil në Britaninë e Madhe. Të dhënat  e publikuara nga Zyra e Statistikave të Emigracionit në Mbretërinë  e Bashkuar flasin për shifra alarmante që rriten nga viti në vit.  Sipas të dhënave të publikuara, në vitin 2021-n numri i aplikantëve nga Shqipëria ishte 5,147, ndërsa në periudhën 2013- 2018 kishte qenë mesatarisht tek 3 mijë persona në vit.

Ndërkohë, ajo që bie në sy është se  ata që kërkojnë më shumë azil janë të moshave 18 deri në 29-vjeç. Ndërsa në vitet e fundit ka pasur një fluks edhe të moshave poshtë 18 vjeç.

Gati 58% e aplikimeve për azil në Mbretërinë e Bashkuar në 2022-n i përkiste grupmoshave 18-29 vjeç. Rreth 13.7% e aplikimeve janë bërë nga fëmijë më pak se 18 vjeç, shpesh edhe të pashoqëruar, teksa 42% e aplikimeve janë bërë nga vetë të miturit si aplikantë kryesorë ndërsa pjesa tjetër kanë qenë në varësi të dikujt tjetër”, thuhet në raport.

Shqiptarët ishin kombësia më e madhe, që ka aplikuar për azil në Britaninë e Madhe në vitin 2022, duke zënë 18% të totalit nga e gjithë bota.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit