Shifra dramatike/ Më shumë se 4000 punëtorë janë infektuar nga COVID-19 në fabrikat e përpunimit të mishit, ja sa kanë ndërruar jetë

Shifra dramatike/ Më shumë se 4000 punëtorë…

Më shumë se 4,000 punëtorë që punojnë në fabrikën e përpunimit të mishit në SHBA janë infektuar nga koronavirusi.

Të paktën 4,193 punëtorë në 115 fabrika për përpunimin e mishit dhe shpendëve në Shtetet e Bashkuara janë infektuar me koronavirus, sipas një raporti të lëshuar të Premten nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Njëzet nga këto punëtorë kanë ndërruar jetë, thuhet në raport. Numrat e personave të infektuar mund të jenë më të larta, pasi jo të gjitha fabrikat e për punimit të mishit kanë raportuar të dhënat.

Në total, industria e përpunimit të mishit dhe shpendëve punëson rreth gjysmë milioni njerëz, shumë prej të cilëve punojnë në kushte jo të mira në thertore ku distancimi social është praktikisht i pamundur.

Gjatë muajit të fundit, dhjetëra fabrika për përpunimin e mishit janë detyruar të mbyllen për shkak të shpërthimeve të koronavirusit, duke krijuar probleme në furnizimin me mish në vend.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit