Shifra e kripur/ Ilaçi kundër COVID do të shitet 3120 dollarë në SHBA

Shifra e kripur/ Ilaçi kundër COVID do…

Ilaçi Remdesivir, i vetmi që është aprovuar për tu përdorur kundër koronavirusit në Shtetet e Bashkuara nga FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave), raportohet se do të kushtojë mesatarisht 3,120 dollarë për pacientët në SHBA. 

Kompania prodhuese  Gilead, deri tani, e ka shpërndarë falas ilaçin por duke filluar nga 1 korriku Remdesivir do të kushtojë më shumë se 3000 dollarë.

Më 26 qershor, Remdesivir u bë i pari ilaç kundër COVID-19 që morri rekomandimin në BE. 

Agjencia Europiane e Ilaçeve, EMA e ka miratuar atë për trajtimin e pacientëve të prekur nga infeksioni i koronavirusi, për fëmijët mbi 12 vjeç dhe për të rriturit që shfaqin simptomën e vështirësisë në frymëmarrje dhe kanë nevojë për respiratorë

Rekomandimi i Agjencisë Europiane të Ilaçeve i hap dritën e gjelbër gjithashtu prodhimit dhe do të lejojë që Remdesivir të hidhet në treg

Ndërkohë më shumë se 30 ilaçe dhe vaksina po testohen në të gjithë botën kundër Covid-19.

Sipas Institutit Italian të Shëndetësisë, i cili kryen hartografimin dhe monitorimin periodik, 93% e studimeve janë bazuar mbi terapitë dhe vetëm 7% te parandalimi.

Në muajin maj edhe SHBA autorizuan përdorimin e këtij antivirali, deri dje i krijuar për të luftuar Ebola-n.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit