Shifra rekord me Covid-19/ Franca konfirmohen edhe 439 viktima në 24 orët e fundit

Shifra rekord me Covid-19/ Franca konfirmohen edhe…

Franca shënon rekord të pacientëve të shtruar në kujdesin intensiv.

Gjatë 24 orëve të fundit, Franca ka regjistruar 23,507 raste të reja me koronavirus.

Gjithashtu 439 pacientë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 88,274 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Autoritetet franceze bëjnë me dije se situatë në spitale mbetet shqetësuese dhe sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë numri i personave të shtruar në kujdesin intensiv ka arritur në nivele të larta.

Pavarësisht izolimit shkalla e infektimit nuk është arritur të ngadalësohet, shkruajnë mediat e huaja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit