Shifra rekord/ Mijëra fletë votimi dalin të pavlefshme

Shifra rekord/ Mijëra fletë votimi dalin të…

Teksa ka kaluar më shumë se 24 orë që nga mbyllja zyrtare e votimit, vijon i pandërprerë numërimi i votave të qytetarëve në disa qarqe. Deri më tani është mbyllur procesi i numërimit në 20 bashki në vend, pjesën dërrmuese të të cilave i ka fituar Partia Socialiste. Procesi ka vijuar përgjithësisht i qetë, përveç disa incidenteve sporadike. Ndërkohë një detaj që ka rënë në sy në këto zgjedhje ka të bëjë pikërisht me votat e pavlefshme, numri i të cilave sipas të dhënave të deritanishme rezulton në 47615 nga 930 mijë vota të numëruara.

Ky numër i votave të pavlefshme mund të përkthehet afërsisht në katër mandate. Nuk është e qartë nëse kjo sasi e madhe fletësh të pavlefshme është mënyra se si kanë dashur të votojnë qyetarët apo vështirësitë që kanë hasur gjatë procesit të votimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit