Shifra rekord nga Covid-19 në Itali/ Autoritetet paralajmërojnë se do ketë një 'valë të tretë'

Shifra rekord nga Covid-19 në Itali/ Autoritetet…

Në 24 orët e fundit është rritur bilanci i pandemisë në Itali, pasi janë 13314 të infektuar, ndërkohë që dje ishin 9630.

Gjithashtu në rritje të ndjeshme kanë pësuar edhe viktimat, duke shënuar 356, 82 më shumë se dje.

Mbetet sipas ekspertëve një trend i qëndrueshëm, ku vala e infeksionit të dhjetorit nuk është përsëritur më, dhe nuk shënohen më shumë se 16 mijë raste nga mesi i janarit.

Por situata në vendin fqinje mund të ndryshojë, dhe jo domosdoshmërish për mirë. Sipas analizave të fundit, rreth 39% e testimeve të reja janë mutacionet e COVID-19, me kapacitet përhapës më të madh se ai origjinal. Sot u deklarua se rasti i parë me mutacionin brazilian është gjetur në kryeqytetin e saj, Roma.

Në veri, janë të shumta bashkitë dhe lokalitetet që janë shndërruar në zonë të kuqe dhe gjenden në karantinë totale. Situata është shqetësuese veçanërisht në provincën e Breshës, ku autoritetet shëndetësore kanë deklaruar se mund të jemi përballë valës së tretë të pandemisë”.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit