Shifra të dhimbshme/ Shqiptarët duan të ikin nga vendi, por jemi të tretët në botë për...

Shifra të dhimbshme/ Shqiptarët duan të ikin…

Një studim me shifra interesante, por edhe të dhimbshme, është publikuar nga Eurostat.

Shqiptarët janë të renditur në vendin e tretë në botë, pas marokenëve dhe ukrainasve, që u është refuzuar hyrja në BE për vitin 2019.

Po vendin e tretë zëmë për numrin e personave, që janë urdhëruar nga BE të largohen nga territoret europiane.

717 mijë qytetarë nga vende jo të BE iu është refuzuar hyrja në një nga kufijtë e saj të jashtëm.

Kjo shifër është rritur me 58%, krahasuar me 454 mijë të një viti më parë.

Maroketën ishin të parët me 489 mijë persona, që iu refuzua hyrja në BE për 2019, të ndjekur nga ukrainasit me 66 mijë persona, dhe shqiptarët me 22 mijë e 800 persona.

Një shumicë e madhe e refuzimeve të hyrjes u regjistruan në Spanjë (493 500), e ndjekur nga Polonia (65 400) dhe Franca (56 600): së bashku këto tre shtete anëtare të BE-së përbënin 86% të të gjithë qytetarëve jo-BE që iu refuzuan hyrjen në BE në vitin 2019.

Vendin e tretë e zë Shqipëria edhe për numrin e qytetarëve, që janë urdhëruar të largohen nga vendet e BE.

Eurostat raporton se në 2019-n, numri më i lartë i personave që u urdhëruan të linin territorin e shteteve anëtare të Bashkimit Europian u konstatua për ukrainasit (37 100), Marokenët (34 800) dhe shqiptarët (30 900).

/Burimi: Monitor/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit