Shifra të frikshme të rasteve të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Shifra të frikshme të rasteve të reja…

Maqedonia e Veriut vijon të shënojë shifra të larta përsa i përket numrit të të prekurve me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit nga 702 teste të realizuara janë konfirmuar pozitiv, 127 raste.

Ministria e Shëndetsisë bën me dije se prej tyre, 67 janë nga Shkupi, 1 nga Kumanova, 1 nga Dibra, 33 nga Shtipi, 10 nga Tetova, 5 nga Struga, 6 nga Ohri, 2 nga Koçani dhe 2 nga Probishtipi.
Gjithashtu gjatë orëve të fundit në maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 3 persona duke e çuar ne 156 numrin e pacientëve që kanë humbur jetën nga Covid 19. Viktimat janë një nga Kumanova i moshës 70 vjeçare dhe dy nga Shkupi të moshës 62 dhe 78 vjeçare.
Deri më tani numri i të infektuave në Maqedoninë e Veriut është 3152 persona mes të cilëve 1653 janë shëruar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit