Shifra të pakrahasueshme, PSG bën gati rinovimin e Messit

Shifra të pakrahasueshme, PSG bën gati rinovimin…

Skuadra franceze e PSG, tashmë po punon për rinovimin e kontratës me argjentinasin Lionel Messi. Kontrata e yllit argjentinas mbaron në qershor.

Klubi francez është gati të bëjë një ofertë të domosdoshme për të bindur argjentinasin të vazhdojë karrierën e tij në Francë.

Ideja është ajo e një kontrate vjetore, plus një tjetër opsionale. Javët e fundit thuhet se Barcelona dhe Messi po planifikojnë një rikthim të mundshëm, por edhe opsioni MLS është një mundësi.

Ylli argjentinas këtë sezon në 15 ndeshje ka realizuar 9 gola dhe 10 asistime.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit