COVID-19/ Shifrat në 10 ditët e fundit: 20 humje jete, 644 raste të reja, 16 të shtruar

COVID-19/ Shifrat në 10 ditët e fundit:…

Një tjetër person, rreth të 50-ve është shtruar pasditën e sotme në spitalin Infektiv ku trajtohen të sëmurë me koronavirus.

Në 10 ditët e fundit të qershorit kanë shënuar rekordin e të prekurve nga COVID-19 që prej nisjes së pandemisë.

Referuar të dhënave zyrtare, nga data 20 qershor deri në 30 qershor janë diagnostikuar 644 raste të reja me virusin sars cov 2.

Kjo e barabartë me  1 të 4 e të gjitha rasteve të zbuluara në 110 ditët e pandemisë, 2535 raste në total.

Për të njëjtën periudhë MSH raporton në buletinet e saj një numër rekord vdekjesh nga COVID-19, 20 jetë të humbura në 10 baraz sa një e treta e viktimave të virusit.

Por kur vjen puna tek të shtruarit në spitalin e vetëm Covid, klinikën Infektive në QSUT, shtrimet në 10 ditët e fundit janë minimale në raport me rastet e zbuluara.
 
Ndërkohë, në 10 ditët e fundit të qershorit, spitali numëron vetëm 16 shtrime më shumë, 79 në total, prej të cilëve 7 pacientë në terapi dhe 3 të intubuar.
/Gazetaatdheu.com/
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit