Shifrat e frikshme/ Të infektuarit me Covid u rritën 200% pas 9 Qershorit

Shifrat e frikshme/ Të infektuarit me Covid…

Në vendit tonë në 24 orët e fundit është shënuar një tjetër rekord viktimash me COVID-19.

Ministria e Shëndetesisë ka bërë të ditur të shtunën, se 6 persona të tjerë kanë humbur jetën, mes tyre edhe një pacient i cili nuk kishte patur më parë sëmundje të tjera.

Bëhet fjalë për një 56 vjeçar nga Kukesi, dhe një 69 vjeçar nga Tirana.

 Katër personat e tjerë që humbën jetën ishin një 43 vjeçare dhe një 79 vjeçar nga Tirana, si dhe një 65 vjeçar nga Kruja, të tre të intubuar prej disa ditësh në spitalin Infektiv.

Ndërsa një 62-vjeçar nga Pogradeci, me sëmundje bashkëshoqëruese vdiq në spitalin Shefqet Ndroqi.

Ndërkohë numri i viktimave me koronavirus në vendin tonë ka shkuar në 134, nga të cilët 99 u shenuan në 45 ditët e fundit.

/Gazetaatdheu.com/
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit