Shifrat e fundit nga Franca, ulet numri i të fataliteteve nga koronavirusi

Shifrat e fundit nga Franca, ulet numri…

Si në të gjithë botën edhe në Francë vijon të ulen shifrat ditore të fataliteteve nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit në Francë janë shënuar 131 viktima, të cilët ndodheshin në spitale, në shtëpitë e të moshuarve dhe në institucionet për persona më aftësi të kufizuara.

Deri tani në vend janë viktimat nga koronavirusi kanë arritur në 28.239 ka bërë me dije Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë.

Për herë të parë që prej fillimit të marsit, ka rënë numri i personave në terapi intensive duke bërë që të ulet dhe numri i të vdekurve. Aktualisht numri i personave që ndodhen në terapi intensive është 1998.

Franca që prej 11 majit ka hapur dhe shkollat pasi qeveria vendosi lehtësimin e disa masave, shumë njerëz ishin skeptik për këtë vendim të qeverisë duke u frikësuar për shëndetin e fëmijëve të tyre. /tpz.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit