Shijak/ Përdorte lokalin për lojërat e fatit, pranga 26-vjeçarit

Shijak/ Përdorte lokalin për lojërat e fatit,…

Administratori i një lokali në fshatin Ardhishtë, të Shijakut ka rënë në prangat e policisë, pasi e përdorte lokalin për të ushtruar veprimtarinë e lojërave të fatit.

26-vjeçari, me iniciale M.R. akuzohet për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një telefon celular dhe një monitor që shërbenin për vënien e basteve sportive të palejuara.

Njoftimi i policisë:

Shijak

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

Gjatë kontrolleve evidentohet dhe goditet një tjetër rast i këtij aktiviteti.

Arrestohet në flagrancë një 26-vjeçar, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lojërave të fatit, konstatuan se në një lokal në fshatin Ardhishtë, Shijak, ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi M.R., 26 vjeç, banues në fshatin Ardhishtë, Shijak, administratori i lokalit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një telefon celular dhe një monitor që shërbenin për vënien e basteve sportive të palejuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit