Shijakë/ Plagosi me thikë një 20-vjeçar, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Shijakë/ Plagosi me thikë një 20-vjeçar, shoqërohet…

Një i mitur i moshësh 14-vjeçare është shoqëruar në polici pasi dyshohet të jetë autori i një plagosjeje me thikë.

I mituri me iniciale S. J., rreth orës 21:30, në lagjen “Popullore” të Shijakut, plagosi për motive të dobëta shtetasin R. K, 20 vjeç. 14-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

I riu, i plagosur, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit