Shijon në arrati martesën/ Shpallet në kërkim ndërkombëtar Fjolla Morina

Shijon në arrati martesën/ Shpallet në kërkim…

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka bërë kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për Fjolla Morinën. Këngëtarja me origjinë nga Kosova është e dënuar me 25 mars nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës me 6 vjet burgim për “trafik të armëve dhe municionit”. Fjolla u largua nga banesa në Kukës ku vuante dënimin arrest shtëpie në fillim të këtij viti dhe ka qenë në kërkim vetëm në Shqipëri.

Kërkesa bashkë me materialin përkatës është nisur të martën në drejtim të Prokurorisë Përgjithshme dhe është firmosur nga prokurori Edmond Karriqi. Prokuroria e Përgjithshme është ajo që vendos nëse kërkesa do të miratohet. Por ende nuk është e qartë nëse Fjolla do të shpallet në kërkim ndërkombëtar pa mbaruar gjykimi i saj në Apel. Kujtojmë se Prokuroria kishte kërkuar vetëm 7 vjet për Morinën, por gjykata u tregua më e ashpër. Gjykata më herët ndryshoi edhe klasifikimin e veprës penale nga armëmbajtje pa leje në trafikim të armëve që e rëndoi pozitën e këngëtares.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit