Një qytetar ka denoncuar përmes redaksisë tonë mënyrën abuzive të parkimit të një automjeti me stemën e Policisë Rrugore në zonën e Yzberishtit, në Tiranë.
Qytetari ka treguar se automjeti tip “Audi” parkohet mbi trotuar, duke bllokuar lëvizjen e këmbësorëve në rrugën “Kadri Roshi”
“Shife si bllokon rrugën policia rrugore”, thotë qytetari ndërsa tregon makinën që mban stemën zyrtare në xhamin e përparmë.
Qytetarët kërkojnë më shumë përgjegjshmëri nga institucionet, veçanërisht nga ato që kanë për detyrë të garantojnë rendin dhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Kjo nuk është hera e parë që punonjësit e Policisë duke përfituar nga pozicioni i tyre i punës shkelin ligjin duke treguar se janë ndryshe nga qytetarët e tjerë.