Shikoni këtë video dhe kuptoni se sa të thellë janë realisht oqeanet

Shikoni këtë video dhe kuptoni se sa…

Nëse mendoni se e dini vërtetë se sa të thellë janë oqeanet, besojmë se pas këesaj video që do të shihni do ju duket sikur s’keni ditur asgjë.

MetaBallStudios, një animator spanjoll emri i vërtetë i të cilit është Alvaro Gracia Montoya, së fundmi postoi videon që fillon me Detin Azov, i cili ndodhet në Evropën Lindore dhe ka një thellësi mesatare prej vetëm 23 metrash. 

Nga atje, MBS ngadalë shkon më thellë në ujë duke ofruar struktura të njohura dhe vende ngjarjesh si referenca. Në rreth 90 sekonda, MBS tregon se thellësia mesatare e detit Timor është 270 metra më e thellë se kulla Eiffel. 

Ndërsa krahasimi vazhdon, thellësitë bëhen gjithnjë e më marramendëse. Thellësitë mesatare të Oqeanit Arktik dhe Detit të Zi grumbullohen të gjitha rreth 1205 metra.

Vendi më i thellë i çdo oqeani në Tokë është Hendeku Mariana, i cili ndodhet në Oqeanin Paqësor perëndimor. Hendeku, i cili është shtëpia e krustaceve aliene është në një thellësi befasuese 36,000 metra. Po aq befasues është fakti se eksploruesit e kanë vizituar atë vend dhe fatkeqësisht kanë gjetur mbetje plastike. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit