SHISH në dorë të mafies, Xhafaj: Fenomen normal! Ndodh në të gjithë botën

SHISH në dorë të mafies, Xhafaj: Fenomen…

Në Kuvend ka shpërthyer debati për masën “arrest në shtëpi” ndaj drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, në kuadër të hetimeve të SPAK për dosjen e AKSHI-t. Opozita kërkoi ndryshimin e rendit të ditës dhe zhvillimin e seancave urgjente për të diskutuar mbi mbikëqyrjen e SHISH dhe dyshimet për nxjerrje të informacionit shtetëror. Deputeti demokrat Ivi Kaso e cilësoi situatën si një zhvillim të jashtëzakonshëm dhe kërkoi llogari nga mazhoranca.

Në krahun tjetër, kreu i Komisionit, Fatmir Xhafaj dha një tjetër interpretim për zhvillimet. Ai tha: “Fenomene të tilla janë normale për një shtet të konsoliduar dhe ndodhin në të gjithë botën.”

A është normale që informacionet e shtetit të bien në duart e mafies?

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit