SHISH në duart e qeverisë/ Rama propozon emrin e këshilltares së tij, në Kosovë ajo u shkarkua nga detyra

SHISH në duart e qeverisë/ Rama propozon…

Pasi caktoi emrin e presidentit të vendit, kryeministri Edi Rama ka shënuar edhe emrin e drejtuesit të Shërbimit Informativ të Shtetit. Një nga detyrat më të rendesishme në sigurinë e vendit dhe një nga institucionet që ka për qellim luftën ndaj korrupsonit, terorrizmit etj, do t’i lihet një nga njerëzve afër Ramës. Vlora Hyseni, është gruaja e propozuar nga kryeministri te presidenti Begaj. Në shtator 2021, Vlora Hyseni u mor nga Edi Rama si këshilltare në kabinetin e tij qeverisës.

Hyseni erdhi pas një eksperience të ngjashme në Kosovë. Në shkurt të vitit 2019, ajo ishte emëruar zëvendësdrejtoreshë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Mirëpo presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti vendosën me 30 qershor 2021 për ta shkarkuar Vlora Hysenin nga ky post.

Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca dhe zyra e kryeministrit nuk ishte bërë e ditur arsyeja e shkarkimit të Vlora Hysenit. Aty vetëm thuhet se zëvendësdrejtoresha e AKI-së duhet që të bëjë dorëzimin e të gjitha mjeteve dhe materialeve me të cilat ka qenë e ngarkuar dhe t’i ruajë të gjitha informacionet që i ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës.

Hyseni qendroi vetëm 4 muaj në këtë detyrë dhe nuk u bë publike asnjëherë arsyeja e shkarkimit të saj. Pas këtij shkarkimi, ajo u punësua nga Rama si këshilltare. Tashmë Vlora Hyseni pritet të zvendësojë Helidon Bendon, i cili dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të SHISH.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit