Shishet e ujit kanë 40 mijë herë më shumë baktere se tualeti

Shishet e ujit kanë 40 mijë herë…

Një studim i ri nga waterfilterguru.com ka prezantuar rezultate shumë shqetësuese sa i përket shisheve të ujit. Studimi zbuloi se shishet e që përdoren shpesh mund të përmbajnë 40,000 herë më shumë baktere sesa ndenjëset e tualetit. 

Studiuesit fshinë pjesë të shisheve të ndryshme të ujit tre herë secila dhe gjetën dy lloje bakteresh të pranishme: shufra gram-negative dhe bacil.

Bakteret gram-negative mund të shkaktojnë infeksione që janë gjithnjë e më rezistente ndaj antibiotikëve, ndërsa disa lloje të bacileve mund të rezultojnë në probleme gastrointestinale. Po ashtu shishet e ujit përmbajnë dy herë më shumë mikrobe sesa lavamani i kuzhinës; mund të strehojë katër herë më shumë baktere sesa një maus kompjuteri; dhe 14 herë më shumë se tasi i ngënies së një kafshe.

Goja e njeriut është shtëpia e një numri të madh dhe një sërë bakteresh të ndryshme. Pra, nuk është për t’u habitur që enët e pijes janë të mbuluara me mikrobe”, tha mikrobiologu molekular i Kolegjit Imperial në Londër, Dr. Andrew Edwards.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit