Shisnin kanabis nëpër Tiranë, arrestohen 3 persona

Shisnin kanabis nëpër Tiranë, arrestohen 3 persona

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 2 shtetas dhe mbi ta rëndon akuza e shitjes së lëndëve narkotike.

U arrestuan shtetasit me iniciale M. H., 23 vjeç, D. A., 25 vjeç. Gjatë kontrollit u sekuestruan sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe një peshore elektronike.

Policia arrestoi dhe shtetasin D. A., ku gjatë kontrollit është gjetur një granatë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një peshore elektronike dhe 2 aparate celulare.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Compensation”, shkon në 10 numri i të arrestuarve.Vihen në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre bashkëpunëtorë në shitjen e lëndëve narkotike dhe një shtetas tjetër, pasi në banesën e tij u gjet një granatë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, kanë kryer veprime hetimore në kuadër të operacionit “Compensation”, nisur në vitin 2021.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve:– M. H., 23 vjeç, D. A., 25 vjeç dhe I. A., 27 vjeç, të tre banues në Yzberisht.Gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, shtetasit M. H. iu gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe një peshore elektronike.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi M. H. bashkëpunonte me shtetasin I. A., për të shitur lëndë narkotike.

Në vijim të veprimeve, në kuadër të këtij operacioni, Policia ka ushtruar kontroll në banesës e shtetasit D. A., ku ka gjetur një granatë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një peshore elektronike dhe 2 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.vijon

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit