Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 50-vjeçaren Donika Bengaj dhe ka shpallur në kërkim djalin e saj, 28-vjeçarin Izmir Bengaj, pasi në dyqanin e tyre të bizhuterive u gjetën dhe sekuestruan 9830 gram aksesorë argjendi pa dokumentacion doganor dhe tatimor.
Sipas autoriteteve, nëna dhe djali dyshohet se kanë fshehur të ardhurat nga shitja e këtyre bizhuterive që tregtohen në dyqanet e njohura si “Izmiri Shop” në Tiranë.
Të dy përballen me akuzat për “Fshehja e të ardhurave”, “Kontrabanda me mallra të tjerë”, dhe “Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë”.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për arrestimin e të dyshuarit.