
Një shqiptarë ka rënë në prangat e policisë italiane.
I riu shqiptar dyshohet se trafikonte droge, pasi gjatë kontrollit nga forcat policore, në xhaketën e tij mbante karikuesin e telefonit si një ‘mbajtëse’ ku fshihej droga.
Arrestimi i tij u bë i mundur nga Policia e Reminit nën akuzën e trafikimit të drogës.
Shqiptari lëvizte me biçikletë gjatë natës, duke zhvilluar dhe takime dyshuese me disa persona, lëvizje këto që kanë ngjallur kuriozitetin e policisë dhe menjëherë kanë nisur kontrollet.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në celular, forcat policore kanë arritur të sekuestrojnë bisedat telefonike me personat që shqiptari shkëmbente drogën.