Shiste para false në Tik-Tok/ Arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, ua niste klientëve me furgonat e linjës

Shiste para false në Tik-Tok/ Arrestohet 20-vjeçari…

Rrjeti social Tik-Tok përveç promovimit të rrugës për në Angli dhe prostitucionit në qendra masazhes, po përhap edhe një tjetër fenomen. çdo ditë e më shumë, po promovohet shitja e parave të falsifikuara. Të rinj të ndryshëm kanë gjetur mënyra të prodhimit të valutave në paund, në euro dhe në franda, të cilat i shesin më pas në Tik-Tok.

Së fundmi, një 20-vjeçar është vendosur nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, për veprën penale të falsifikimit të parave. Bjorn Beleri, sipas dosjes hetimore, hapi një llogari të quajtur ‘euro false’ dhe nisi të tregtonte me postë në gjithë Shqipërinë.

Posta dërgoi paratë false nga Vlora në Bulqizë dhe më pas ato u kthyen pas. Ai shiste euro false duke nisur nga shitja e 3500 eurove për 200 euro, 1 mijë euro për 100 euro dhe sugjeronte që dërgesat të kryheshin me furgonë, raporton TCH.

Madje shumat e parave të falsifikuara kamufloheshin me libra shkollor. Policia njofton se teksa bllokoi pakon me euro të porositura në telefon, gjeti prerje të ndryshme të mbështjella në një kapak libri të emërtuar ” historia e gjuhësisë”

I porosita në internet tek një shtetas që nuk e njoh dhe desha ti përdor për të luajtur poker me miqtë e mi, në vend të fishave që ndanim. por më pas këto para mi kërkuan dhe nuk ja fsheha faktin që ishin false dhe pa e menduar ja nisa me postë” – dëshmon i dyshuari.

Gjykata e la të lirë 20-vjeçarin me arsyetimin se nuk ka rrezikshmëri shoqërore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit