Shitën votat tek Fredi Beleri? Flasin banorët: Na premtuan 200 mijë lekë për 3 vota, policët u sollën keq

Shitën votat tek Fredi Beleri? Flasin banorët:…

Janë zbardhur sot dëshmitë e banorëve të Himarës, të cilët u shoqëruan nga policia mbrëmjen e djeshme. Pasi sipas prokurorisë së Vlorës, atyre u janë premtuar para nga Fredi Beleri, në këmbim të votës. Ky i fundit u arrestua, bashkë me shoqëruesin e tij, ndërsa janë shoqëruar në komisariat edhe disa banorë.

Disa prej tyre shprehen se nuk e njohin Belerin, por nxjerrin emrin e Niko Panajotit, se iu ka premtuar para kundrejt votës në 14 Maj.

“Unë ja thashë që nuk e njoh njeriun që më ka ofruar për të blerë votat, ne nuk kemi lekë që të kthehemi në Dhërmi. Lekë nuk na ka dhënë njeri, na premtuan për lekë ata nga Himara, unë i thashë që nuk dua lekë. 100 mijë lekë na tha për një votë, isha unë nusja dhe mamaja, ne nuk pranuam’, shprehet një qytetar.

Na është premtuar se do marrim 200 mijë lekë nga Niko Panajoti, na thanë që të votonim për Belerin, na thanë që do ti merrnim lekët pas zgjedhjeve. Nuk më ka thënë vetë Fredi, më ka thënë Niko që ti jepja votën atij”.

Një prej banoreve akuzon policinë për sjellje çnjerëzore ndaj tyre, e madje pretendon se janë lënë me orë të tëra pa ujë, edhe pse janë në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Më kanë marrë në orën 2 e gjysmë, ka përdorur policia një fjalor që nuk e di… Nuk na dhanë as ujë, kanë përdorur një fjalor të ndyrë. Na mori policia se pse do të votoni për PD-në. Kemi ardhur 20 vetë nga Himara, socialistët na kanë thënë që të votojmë për ta. PS ka kërkuar që të votojmë për ta”, u shpreh një tjetër banore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit