Shitësi i ëmbëlsirave që sillet si sheik, historitë e dështimit të Alabbar

Shitësi i ëmbëlsirave që sillet si sheik,…

Nga dështimi në dështim i ka shkuar jeta themeluesit të pronave, po flasim për Emaar, Mohamed Ali Alabbar.

Ju nuk do ta besoni, sepse ndoshta mediat e qeverisë e kanë mbajtur të fshehtë, por përpara se të ishte ky që hiqet sot Mohamed Aki Alabbar ka qenë një shitës ëmbëlsirash, po po një shitës ëmbëlsirash për një kohë të gjatë i cili dështoi, madje më parë ka pasur edhe një dyqan veshjesh që dështoi sërish.

Pasi dështoi suksesshëm në këto përpjekje të kota, ai i ktheu sytë tek pasuritë e patundshme.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, para disa kohesh ai vetë e ka pohuar këtë, madje edhe mediat vendase kanë shkruar.

Ndërsa në Shqipëri sillet si sheik fin dhe me shije të hollë, në fakt Shqipëria është, mesa duket dështimi i radhës.

 Ai ka shprehur konsiderata të larta për vendin tonë duke thënë se vendi ynë është i duhuri për investime pasi është një vend në zhvillim.

Shumë i rëndësishëm në këtë rast është profili i ndërtuesit, emri i tij, historia e investimeve. Duke njohur të shkuarën e investitorit, blerësi kupton më mirë garancitë që projekti nuk do të dështojë.

Pikërisht për këtë, Mohammed Alabbar u prezantua si themelues dhe drejtues i Emaar Group, megjithëse kompania nuk ekziston askund në dokumentet e investimit në Durrës.

Emri i kompanisë, ishte garancia e investimit.

A mendoni se në Shqipëri ka ardhur të takojë dështimin e radhës Themeluesi dhe Kryetari i Emaar Properties?

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit