
55-vjeçari Vasil Prifti është arrestuar nga Policia e Tiranës. Sapo ka zbritur në Aeroportin e Rinasit, ai përfundoi menjëherë në prangat e policisë. Gjykata e kryeqytetit e ka dënuar Priftin me 6 vite burg pasi ka shitur një apartament me dokumente false.
“Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
Vasil Prifti, 55 vjeç, banues në Tiranë dhe rezident në SHBA.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 6 vite burg për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda. Shtetasi Vasil Prifti, nëpërmjet mashtrimit, ka shitur një apartament banimi, duke përdorur një certifikatë të falsifikuar”, njofton Policia.