Shiu përmbyt rrugën e Arbrit, në Bajpasin e Murrizit ka rënie gurësh

Shiu përmbyt rrugën e Arbrit, në Bajpasin…

Reshjet e shiut të nisura që në orët e para të kësaj të marte kanë krijuar probleme në lëvizjen e mjeteve në Rrugën e Arbrit. Vërshimi i ujit ka përmbytur urën e Gjoricës në afërsi të Çerenecit, ndërsa shkak dyshohet të jetë mosfunksionimi si duhet i kanaleve të kullimit.

Ndërkohë në Bajpasin e Murrizit ka rënie të vazhdueshme të gurëve, por që nuk e kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Nga ana tjetër strukturat e mbrojtjes civile në qarkun Dibër ju bëjnë apel banorëve të njoftojnë për çdo problematikë që mund të shfaqet gjatë orëve në vijim teksa pritet rritja e intensitetit të reshjeve.

Kjo situatë është gjithmonë e njëjta, sa herë që ka reshje shiu. Nga ana e institucioneve, por edhe kontraktorët që marrin tenderat për mirëmbajtjen e rruës, nuk marrin asnjë veprim. Zgjimi nga gjumi është vetëm me ndonjë deklaratë klishe kur bllokohen akset dhe njerëzve u duhet të kalojnë për orë të tëra në rrugë. Kjo është një situatë alarmante, që jo pak herë vë në rrezik serioz edhe jetën e njerëzve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit