"Shiut i erdhi fundi"/ Njihuni me parashikimin e motit këtë javë

“Shiut i erdhi fundi”/ Njihuni me parashikimin…

Ditëve me reshje shiu do ti vijë fundi këtë javë. Ashtu sikundër ndodh në muajin Korrik, në vend do të hyjnë në qarkullim rrymat e nxehta Afrikane.

Përgjithësisht, do të mbizotërojë moti me diell e vranësira kalimtare në male.

Era, gjatë gjithë kësaj jave do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi e lehtë në tokë.

Në brigjet detare e veҫanërisht në bregdetin Jonian, deri ditën e mërkurë era do të fitojë forcë gjatë orëve më të nxehta mesatare e hera herës e vrullshme.

Temperaturat si në tabelë, do të pësojnë rritjen e tyre më të ndjeshme gjatë orëve të mesditës.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit