Shkak reshjet e shiut, shënohen dy aksidente në Fier

Shkak reshjet e shiut, shënohen dy aksidente…

Ditën e sotme janë regjistruar disa aksidente në vend. Në aksin Fier- Mallakastër, në fshatin Lalar dy automjete, të dyja të tipit “Mercedes Benz” janë përplasur kokë më kokë me njera tjetrën.

Fatmirësisht nuk ka patur viktima, por raportohet për të plagosur. Dyshohet se shkak për aksidentin mund të ketë qenë lagështia më rrugë për shkak edhe të reshjeve.

Një tjetër aksident ka ndodhur në Fier ku dy makina tip “ Volswagen” dhe “ Toyota” janë përplasur me njëra- tjetrën. Si pasojë e përplasjes nuk ka patur të lenduar por vetëm dëme materiale.

Njoftin i plotë:

Fier / Informacion paraprakRreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. R., 45 vjeç, banues në Kuçovë, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin K. K., 37 vjeç, banues në Patos.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri, shtetasi L. S., 65 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit