Shkak rrjedhja e gazit nga një bombol, banesa në Lushnje përfshihet nga flakët, shpëton mrekullisht 84- vjeçari

Shkak rrjedhja e gazit nga një bombol,…
Featured image of article: Shkak rrjedhja e gazit nga një bombol, banesa në Lushnje përfshihet nga flakët, shpëton mrekullisht 84- vjeçari

Një banesë në Lushnje pasditen e sotme është përfshirë nga flakët.

Burime  bëjnë me dije se flakët kanë djegur banesën në lagjen “Kadri Qystri”, dhe shkak për këtë dyshohet se ka qenë një bombol gazi e cila përdorej për ngrohje.

Mësohet se në banesë jetonte vetëm 84- vjeçari, Hasan Sharka, i cili për fat të mirë ka shpëtuar mrekullisht, ndërkohë banesa është shkrumbuar totalisht.

Zjarri nuk është shpërndarë tek banesat e tjera, falë ndërhyrjes së zjarrëfikësve. Sakaq, Sharka aktualisht po jeton tek të afërmit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit