“Shkaktoi dëme” | Drejtori i shkollës kërcënohet me vrasje nga prindërit e nxënësit problematik

“Shkaktoi dëme” | Drejtori i shkollës kërcënohet…

Në shkollën Yll Morina” në Gjakovë, drejtori i këtij institucioni, Berat Bejtullahu, është futur në telashe me prindërit e një nxënësi. Ky i fundit mësohet se ka shkaktuar dëme në shkollë, ndërsa është problematik dhe për këtë, drejtori ka kërkuar takim me prindërit e nxënësit. Sipas Bejtullahut, prindërve u është kërkuar të riparojnë dëmin e shkaktuar nga fëmija e tyre. Në fillim kishin pranuar, por më pas, prindërit e nxënësit problematik kanë nisur të kërcënojnë me vdekje drejtorin e shkollës në Gjakovë. Bejtullahu theksoi se me personat në fjalë të cilët e kërcënojnë, kishte pasur probleme edhe më herët kur në shkollë kishin fëmijën tjetër.

Drejtori i shkollës “Yll Morina” në Gjakovë, Berat Bejtullahu:

Kemi të bëjmë me një prind të një nxënësi, i cili ka shkaktuar dëm në shkollë dhe pas një debati prindi më kërcënoi me vrasje për fajin e fëmijës së tij. Rastin më pas e kam paraqitur në polici. Nxënësi është me sjellje jo të mira, nuk është përjashtuar, ai vjen me rregull në shkollë, por prindi është ftuar për të diskutuar rreth riparimit apo rinovimit të dëmit që është bërë në shkollë. Nuk e ka pranuar fillimisht fajin e fëmijës së tij, mandej e ka pranuar, por pas një diskutimi, pas tre-katër orëve, me telefon, ka treguar këto sjellje, më ka ofenduar me fjalë dhe me vrasje. Sot e mora vesh se me të njëjtin prind kemi pasur problem edhe me fëmijën tjetër të tij, që është tre vjet më i vjetër, ka tre vjet që të njëjtin prind nuk e kam kontaktuar, por që prindi gjithmonë ka deklaruar se fëmija nuk do të sjellë probleme, por të njëjtat probleme janë duke na ndodhur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit