Shkaktoi dy aksidente/ Gjykata lë në burg ish-kryedoganierin, Arlind Lagji

Shkaktoi dy aksidente/ Gjykata lë në burg…

Gjykata e Vlorës ka vendosur të lërë në burg Ish- kryedoganierin Arlind Lagji. Kujtojmë se ai shkaktoi dy aksidente 3 ditë më parë dhe tentoi të fshihte krimin, duke u largua nga vendngjarja.

Lagji u largua nga vendngjarja pasi bëri aksidentin e parë dhe aksidentoi një tjetër automjet pak metra më larg. Si pasojë ai përplasi dy të moshuar, të cilët për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën.

Gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Arlind Lagjin ish drejtorin e doganës së Fierit, i cili ditën e hënë në datën 20 mars shkaktoi dy aksidente të njëpasnjëshme në rrugën Transballkanike duke lënë të plagosur dy persona të moshës 66 dhe 63 vjeç”, thuhet në njoftim.

Mbi Lagjin akuzat: aksident nga pakujdesia dhe largim nga vendngjarja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit