Shkalla e punësimit/ Tirana të rinjtë më dembelë ndërsa Berati dhe Korça më aktivë

Shkalla e punësimit/ Tirana të rinjtë më…

Megjithëse Tirana është qendra metropolitane e vendit, ku është përqendruar popullsia dhe aktivitetet ekonomike, rezulton të renditet në mesin e tre qarqeve me treguesit më të dobët të punësimit, së bashku me Dibrën dhe Lezhën. 

Të rinjtë e kanë shumë të vështirë të gjejnë një punë edhe pse janë në kryeqytet. Por një tjetër faktor janë edhe pagat e ulta të cilat ata marrin, me të cilat nuk mund të mbyllin dot asnjë shpenzim. 

Sipas të dhënave të detajuara nga INSTAT, në tremujorin e fundit të vitit 2022 vetëm 50.7% e popullsisë së kryeqytetit në moshë pune ishte zënë në punë.  

 Më keq se Tirana ishte Dibra, ku vetëm 48.5% e popullsisë në moshë pune punonte dhe Lezha me 44.3% e popullsisë aktive në punë. 

Një arsye tjetër kryesore nëpër fshatra apo rrethe është largimi I të rinjve në emigrim , për të pasur një jetë më të mirë me të ardhura më të mira. 

Shkalla e punësimit është treguesi më afër së vërtetës për zhvillimet në tregun e punës pasi tregon raportin e të punësuarve 15-64 vjeç kundrejt popullsisë në moshë pune. 

Në kundërt qytetet me popullsi më aktive në tregun e punës janë Korça, Berati dhe Gjirokastra. Zhvillimi i turizmit dhe bujqësisë në këto qytete, e shoqëruar edhe me rënien e popullsisë ka bërë që gjithnjë e më shumë të rritet nxënia më pune e popullsisë së mbetur. 

Berati është qarku me shkallën më të lartë të punësimit, ku 65.7% e popullsisë në moshë pune punon, me pas vjen Korça me 65%, Gjirokastra me 64% dhe Fieri me 63%. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit