Shkarkimi i Fatos Tushes/ Kush është kryetarja e re e Bashkisë Lushnje?

Shkarkimi i Fatos Tushes/ Kush është kryetarja…

Tashmë edhe qyteti i Lushnjes do të qeveriset nga një kryetare e pavotuar nga populli. Eriselda Sefa është emëruar kryetare e Bashkisë Lushnje me vendim të Këshillit Bashkiak, ndërsa ishte e vetme në garë për t’i zënë vendin Tushes.

Ajo u votua këtë të enjte gjatë një mbledhje jashtë radhe për zgjedhjen e kryetarit të ri pas arrestimit të ish-kryetarit Fatos Tushe nga SPAK për korrupsion me tenderin 240 milionë lekësh të kanalit vaditës të sy fshatrave.

Sipas ligjit 139 të vitit 2015 për qeverisjen vendore i takon njërit prej nënkryetarëve të bashkisë të marrë postin e kryebashkiakut.

Aktualisht bashkia Lushnje ka dy nënkryetarë, Gentian Nushin dhe Eriselda Sefan, por Nushi u tërhoq nga gara dhe postin e mori me votim të Këshillit, Eriselda Sefa.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit