Shkarkimi i mjekut Ilir Allkja, sindikata e bluzave të bardha paralajmëron protestë nesër në orën 10:00 para QSUT

Shkarkimi i mjekut Ilir Allkja, sindikata e…
Lajmin e ka bërë të ditur mjeku Erion Dasho, ku në një postim në rrjetet sociale, bën të situr se qëllimi i protestës është që Allkja të rikthehet menjëherë në punë.
Featured image of article: Shkarkimi i mjekut Ilir Allkja, sindikata e bluzave të bardha paralajmëron protestë nesër në orën 10:00 para QSUT

Sindikata e bluzave të bardha ka paralajmëruar se nesër do të protestojë në orën 10:00 para spitalit nr.1 në QSUT për shkarkimin e mjekut Ilir Allkja nga detyra.

Lajmin e ka bërë të ditur mjeku Erion Dasho, ku në një postim në rrjetet sociale, bën të situr se qëllimi i protestës është që Allkja të rikthehet menjëherë në punë.

“Sapo u njoftova për një protestë të sindikatës së bluzave të bardha nesër në datë 31.12.2020, ora 10.00 para spitalit Nr. 1 në QSUT! Protesta ka si motiv kërkesën për anullimin e urdhërit të klarinetistit të QSUT-së dhe kthimin e menjëhershëm në punë të Dr.Ilir Allkja. Kolegët protestues mirëpresin solidarizimin nga bluza të bardha jashtë QSUT-së dhe qytetarët!”, shkroi Dasho.

Ditën e sotme është shkarkuar ngga detyra mjeku Ilir Allkja. Në dokumentin e firmosur nga Enkelejd Joti thuhet se Ilir Allkja u pushua për shkak të shkeljes së etikës në punë.  Sipas vendimit të QSUT-së, çdo punonjës i këtij institucioni nuk duhet të bëjë komente të papërshtatshme në publik, duke konsideruar të tilla vërejtjet për politikën apo dhe opinione personale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit