
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, është shkarkuar nga kjo detyrë, teksa pritet të zëvendësohet me një tjetër emër, konkretisht, ky post tashmë do të drejtohet nga Admir Abrija, ish-prefekt i Tiranës. Shkarkimi i Ismailit ishte propozimi i ministrit Ulsi Manja, i cili tashmë është pranuar dhe miratuar sot nga Këshilli i Ministrave.
