Shkarkohet nga detyra drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha

Shkarkohet nga detyra drejtori i Teatrit Kombëtar…

Drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha, është shkarkuar këtë të enjte me vendi të Këshillit të Ministrave.

Shkarkimi vjen pas linçimit të emrit të tij në emisionin “Piranja”, ku Basha bashkë me të shoqen Iliriana Basha, akuzoheshin se kishin abuzuar me fondet publike të këtij institucioni.

Basha nuk i pranoi akuzat duke kërkuar takim në zyrat e teatrit, teksa bashkëshortja e tij ndër të tjera tha: Për këtë fytyrën unë edhe Altini kemi punuar shumë. Në vend që të jetonim në një vend tjetër, kemi zgjedhur të jetojmë në këtë vendin e ndryrë dhe të poshtër, e të mos vjedhim kurrë asnjë cent që mos e drejtojnë gishtin nga ne.

Të shumta ishin reagimet nga aktorë të ndryshëm pas publikimit të kësaj ngjarje, teksa mbetet e paqartë nëse Basha do të mbajë apo jo përgjegjësi ligjore lidhur me abuzimet e pretenduara të shfaqes “Vojçek”.

Pritet vendimi për drejtorin e ri të Teatrit Kombëtar.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit